Shkolla Finlandeze sjell programin IMPACT me edukimin #1 në botë, atë finlandez, tani në gjuhën shqipe për të gjithë fëmijët.

Edukimi në bazë të standardeve dhe vlerave finlandeze për të zhvilluar nxënësit në të gjitha sferat e jetës.

MËSO MË SHUMË

SHFAQUR Në:

çdo ditë të vitit

Sistemi #1 në botë i edukimit.

Sistemi #1 në botë i edukimit. Tani edhe në gjuhën shqipe.

Në Shkollën Finlandeze, zbatojmë me krenari sistemin prestigjioz të edukimit finlandez, vazhdimisht i renditur si sistemi #1 i edukimit në botë.

Ne aplikojmë parimet e edukimit finlandez, duke u fokusuar në mësimnxënien me qendër fëmijën, gjithëpërfshirjen, dhe nxitjen e potencialit individual. Angazhimi ynë drejt ekselencës siguron që nxënësit tanë të marrin edukim të klasit botëror me bazë nga pedagogjia finlandeze.

Shkolla ndërkombëtare e Kosovës

Shkolla Finlandeze gërsheton kultura dhe diversitetin, me mbi 20 kombësi të ndryshme në komunitetin e saj. Përvec gjuhës angleze e cila është gjuhë e të mësuarit, ne poashtu ofrojmë mësimin e gjuhëve gjermane, frënge, shqipe, dhe finlandeze.

Si shkolla e parë e akredituar Cambridge International School dhe e vetmja shkollë anëtare në rajon e CIS (Këshillit të Shkollave Ndërkombëtare), ne ofrojmë edukim të njohur ndërkombëtarisht i cili thekson multikulturalizimin dhe nxit suksesin akademik.

NIVELET E EDUKIMIT

2-6 VJEÇ

Para-shkolllor

Niveli parafillor përfshin fëmijërinë e hershme dhe kujdesin ditor.

KLASA 1-6

Shkolla Fillore

Shkolla fillore përfshin arsimin fillor bazë për klasën 1 deri në 6.

KLASA 7-9

Shkolla e Mesme e Ulët

Shkolla e mesme e ulët përfshin arsimin për nxënësit e klasës 7 deri në 9.

KLASA 10-12

Shkolla e Mesme e Lartë

Diplomë e njohur ndërkombëtarisht e Cambridge A Level.
MËSO MË SHUMË
The University Bridge

The University Bridge

Klasat 11–12

E ardhmja e fëmijës tuaj nuk fillon pas shkollës së mesme. Fillon tani.

I zhvilluar në partneritet me Universum International College (UNI), The University Bridge është një program dyvjeçar i përgatitjes universitare që u jep nxënësve mundësinë të fillojnë më herët rrugëtimin e tyre drejt universitetit.

Përmes këtij programi, nxënësit kanë mundësi ta përjetojnë universitetin që gjatë shkollës së mesme. Deri në 50% e mësimit zhvillohet në kampusin e UNI, ku ata njihen me ambientin universitar, ndjekin deri në dy kurse universitare në vit dhe ndërtojnë një profil akademik më të qartë në STEM, Biznes ose Shkenca Sociale.

The University Bridge është më shumë se një urë mes shkollës së mesme dhe universitetit. Programi u jep nxënësve përvojë reale, qartësi për drejtimin që duan të ndjekin dhe më shumë siguri për hapat e tyre të ardhshëm akademikë.

Dërgo

EDUKIM, INSPIRIM, AVENTURË.

KJO ËSHTË

KLASA JONË..

Programi IMPACT ridefinon edukimin në Kosovë, duke aplikuar sistemin më të mirë të edukimit në botë, atë Finlandez. Mësimi përmes praktikave më të mira dhe atraktive finlandeze në zhvillim të tërësishëm të fëmijëve.

MËSO MË SHUMË

Mëso nga EinsteinAI:

Mësim i personalizuar për çdo nxënës, fuqizar nga Inteligjenca Artificiale.

Mësoni më shumë për EinsteinAi, asistenti i mençur nga Inteligjencë Artificiale i krijuar nga nxënësit tanë në Shkollën Finlandeze.

Krijo biseda në kohë reale me EinsteinAI, i cili përgjigjet në formën e të folurit të gjeniut Ajnshtajn.

Teknologjia jonë e avancuar adapton sfidat dhe pikat e forta individuale, duke siguruar eksperiencë transformuese të të mësuarit e cila maksimizon potencialin dhe nxit suksesin akademik. Duke përdorur Inteligjencën Artificiale, nxënësit tanë marrin mbështetje të personalizuar, duke bërë të mësuarit jo vetëm informativ por edhe shumë argëtues.

Mësimi nga jeta dhe përvojat në Koonta:

Një miniqytet brenda shkollës

Koonta është një miniqytet brenda shkollës, ku nxënësit mësojnë rreth koncepteve të jetës, biznesit, ndërmarrësisë, qeverisjes, jetës profesionale dhe lidershipit përmes mësimit nga përvojat.

Në Koonta, teknologjia më e avancuar e edukimit gërshetohet me mësim praktik dhe nga përvojat për të zhvilluar aftësitë e shekullit 21, duke përdorur algoritme inovative të të mësuarit ofron analiza të avancuara të të mësuarit për të personalizuar mësimnxënien për çdo nxënës.

Diploma e njohur ndërkombëtarisht, Cambridge A Levels

Shkolla Finlandeze ofron diplomën prestigjioze të njohur ndërkombëtarisht Cambridge A Levels Diploma (a unit of University of Cambridge), recognized as the most widely accepted high school qualification at universities worldwide.

Nxënësit tanë përfitojnë nga arsimi i klasit botëror, duke u përgatitur për mundësi të shumta akademike, profesionale dhe botërore, duke krijuar një shteg të suksesit. Na u bashkoni sot për të transformuar të ardhmen tuaj.

ACCREDITED BY:

Contact Us

APLIKO TANI