Rritja si pjesë e komunitetit
Detyrat specifike të klasëve 7-të deri 9-të janë që të udhëheqin dhe mbështesin nxënësit gjatë viteve të forta të zhvillimit, të sigurojnë përfundimin e mësimeve në arsimin fillor dhe të inkurajojnë të gjithë nxënësit që të vazhdojnë studimet e tyre.
Kujdes i veçantë kushtohet për tu siguruar se çdo nxënësi i ofrohet mundësia më e mirë për vazhdimin e studimeve universitare dhe që ai/ajo të jetë në gjendje të reflektojë me zgjidhje konkrete dhe reale si dhe të jetë i mirëinformuar.
Dallimet individuale të zhvillimit ndërmjet nxënësve, duke përfshirë ritmet e ndryshme të zhvillimit të djemve dhe vajzave, fillojnë të shfaqen më qartë gjatë kësaj moshe dhe ndikojnë në punën e tyre në shkollë.
Nxënësit udhëhiqen për të kuptuar zhvillimin e tyre dhe inkurajohen që të pranojnë veten dhe të marrin përgjegjësinë për veten dhe mësimet e tyre, miqtë dhe mjedisin rrethues.
Nxënësit mbështeten ti përkasin komunitetit që nuk pranojnë asnjë lloj ngacmimi, qoftë ai ngacmimi seksual, racizëm ose ndonjë diskriminim tjetër.
Marrëdhëniet, takimet individuale dhe shumëllojshmëria e metodave të punës dhe mjediseve të të mësuarit forcojnë motivimin e nxënësve.
Vlerësimi i bazuar në praktikë dhe praktikat e mësimit të vazhdueshëm janë dizajnuar dhe implementohen në mënyrë interaktive dhe në formë që të nxisin mësimin, si dhe që inkurajojnë nxënësit të punojnë individualisht dhe në grup. Bashkëdyjëzimi i punës në shkollë dhe shtëpi merr formë dhe përmbajtje të re. Pranimi i rregullave të përbashkëta dhe praktikat e mira me nxënësit dhe kujdestarët krijon siguri dhe promovon suksesin e punës shkollore.