A E DINI SE...

Shkolla jonë është Shkolla më e mirë në tërë rajonin. Duke kombinuar pedagogjinë finlandeze të klasit botëror me teknologjinë më të avancuar, ne jemi duke iu ofruar nxënësve një eksperiencë të klasit botëror të mësimit online, ndryshe nga çdo shkollë tjetër në rajon!

Regjistro vitin e ardhshëm dhe fillo mësimin online FALAS tani në programin online më të mirë në rajon!

Ne jemi të përkushtuar të udhëzojmë fëmijën tuaj në shtegun më të mirë të mësimnxënies të ofruar nga stafi ynë i shkëlqyer i mësimdhënies dhe prandaj ne jemi duke ju ofruar një mundësi të mrekullueshme për të gjithë nxënësit në Kosovë. Regjistroni fëmijën tuaj tani për vitin e ardhshëm akademik dhe filloni mësimin online menjëherë FALAS.

Klikoni më poshtë për t’u regjistruar dhe merrni më shumë informata rreth asaj se si shkolla jonë funksioon. Mos u brengosni. Informatat janë FALAS poashtu.

Çfarë duhet të dini rreth mësimit online në Shkollën Finlandeze?

Kanë kaluar tashmë 6 javë në të cilat shkolla jonë ka organizuar online tërë kurrikulën online për të gjithë nxënësit. Të gjitha lëndët dhe orët mbahen online dhe mësimdhënësit tanë janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme për t’u siguruar që të gjithë nxënësit e përjetojnë mësimin sikur të ishin në ambientin shkollor.

Më poshtë tani do t’ju shfaqim një ‘udhëtim’ të shkurtër se në çfarë mënyre të shkëlqyer janë duke mësuar nxënësit online.

Mësimi i rregullt online

Të gjitha lëndët mbahen si zakonisht dhe nxënësit fitojnë ndjenjën sikur të ishin ende në shkollë. Ata takohen çdo ditë me mësimdhënësit e tyre dhe shokët e shoqet e klasës dhe i mësojnë të gjitha njësitë mësimore të cilat janë të planifikuara. Ata mbajnë diskutime të drejtpërdrejta, prezantime individuale, dhe, sigurisht, kanë edhe detyra të cilat tregojnë progresin e tyre.

Teknologjitë më të avancuara

Mësimdhënësit tanë përdorin një numër të madh të aplikacioneve dhe platformave online të cilat janë interesante dhe të lehta për t’u kuptuar në mësimdhënie sa më të mirë të nxënësve. Nxënësit tanë bëjnë eksperimente në laboratore virtuale, ata krijojnë storie komike duke përdorur kreativitetin e tyre, luajnë me instrumente virtuale, zgjidhin probleme matematikore, dhe shumë e shumë të tjera. Deri më tani, mësimdhënësit tanë kanë përdorur mbi 54 platforma dhe aplikacione online të cilat e bëjnë mësimin edhe më interesant dhe zbavitës.

Vëmendje individuale

Përveç mësimit në grupe, secili nxënës i kushtohet kujdes shtesë nga mësimdhënësit. Orët individuale ndihmojnë fëmijën tuaj të bëhet nxënës më i mirë dhe të shikojë se në cilat fusha mund të bëhen përmirësie.

Mësimi me shokët dhe shoqet e klasës

Ne besojmë në krijimin e një ambienti në të cilin nxënësit nga kombësi të ndryshme mund të ndihen të rehatshëm sikur në shtëpinë e tyre.

Në shkollën tonë kemi krijuar një atmosferë në të cilën nxënësit tanë mësojnë nga shokët e tyre të klasës dhe gradualisht përmirësohen dhe bëhen individë më të mirë duke u shoqëruar por në të njëjtën kohë duke mësuar nga njëri-tjetri.

icon About

Fokusi ynë është mirëqenia e nxënësve tanë

Përmes aplikacionit School Day, çdo mëngjes, nxënësit tanë na tregojnë për disponimin dhe mirëqenien e tyre. Bazuar në të dhënat individuale të secilit student por edhe ato të klasës apo gjithë shkollës, ne i përshtasim metodat tona dhe bëjmë intervenime direkte, kurdo që ka nevojë. Mësimdhënësit si dhe dy psikologet e shkollës mbajnë takime të rregullta individuale me secilin fëmijë, për t’i motivuar dhe për t’i ndihmuar ata në mësimin online.

Zhvillimi i shkencave përmes produkteve dhe pajisjeve shtëpiake

Ne jemi duke zhvilluar dhe integruar Shkencën, Teknologjinë, Inxhinierinë, Artin, dhe Matematikën përmes pajisjeve dhe produkteve shtëpiake. Nxënësit po formojnë instrumente muzikore përmes pajisje shtëpiake, po bëjnë eksperimente shkencore me produkte ushqimore, formojnë origami, si dhe krijojnë robotë me pjesë të vogla nga shtëpia.

Zhvillimi i eksperimenteve në laboratore virtuale

Edhe pse nxënësit nuk janë në shkollë, mësimdhënësit tanë të shkëlqyeshëm po bëjnë eksperimente online në laboratore virtuale. Eksperimentet në kimi dhe fizikë po bëhen në laboratore të ndryshme virtuale dhe nxënësit nuk po humbasin asgjë nga lëndët e shkencave natyrore.

Arti dhe Muzika

Arti dhe muzika është edhe më qejf nga shtëpia. Nxënësit tanë po krijojnë muzikë dhe tinguj vet nga shtëpia, dhe poashtu po praktikojnë lëvizje të ndryshme vallëzimi, por në të njëjtën kohë po mësojnë edhe rreth muzikantëve të famshëm në botë. Në anën tjetër, mund të shihni disa nga punimet e artit nga nxënësit tanë më të talentuar. Talenti i tyre po shfaqet, edhe në mënyrë virtuale.

Konferencë Live me ish-Kryeministrin
e Finlandes, z. ESKO AHO

Evente publike me liderë ndërkombëtarë

Shkolla jonë gjatë kësaj kohe është duke organizuar ligjërata dhe konferenca virtuale me liderë ndërkombëtarë në edukim, biznes, teknologji të informacionit, shkencat matematikore, dhe përfaqësues nga universitete prestigjioze nga mbarë bota për t’iu ligjëruar nxënësve tanë rreth aftësive të lidershipit dhe se si të regjistrohen në universitetet më të mira.

Mëso online në shkollën tonë

Mëso nga mësimdhënësit tanë

Stafi ynë i mësimdhënies është unik dhe në të njëjtën të përkushtuar në ofrimin e arsimit cilësor për të gjithë nxënësit. Përveç mësimdhënësve vendorë të shkëlqyer, shkolla jonë ka disa nga mësidhënësit më të arsimuar dhe të kualifikuar nga Finlanda, Mbretëria e Bashkuar, dhe vende të tjera.

Këto video janë krijuar nga mësimdhënësit tanë në mënyrë që të gjithë nxënësit në Kosovë të mësojnë nga to FALAS.

Këtu mund të shikoni teknikat e tyre të shkëlqyera dhe metodat e mësimdhënies.

Mëso nga nxënësit tanë

Fokusi ynë mbeten nxënësit tanë të talentuar dhe të shkëlqyeshëm, prandaj dhe ne iu kushtojmë vëmendje dhe kujdes të shtuar që nga zhvillimi i tyre i hershëm deri në konsultim karriere për të ardhmen e tyre. Ne jemi duke i përgatitur liderët e së nesërmes.

Na u bashkoni dhe bëhuni një nga ta!

Falenderim për mësimdhënësit tanë të shkëlqyer

Puna e mrekullueshme e Shkollës Finlandeze është rezultat i punës së mësimdhënësve më të mirë në rajon! Ju faleminderit mësimdhënësit tanë të dashur: Shemsije, Maria, Bulza, Ardita, Skip, Riia, Mari, Donika, Sari, Flutura, Laura, Carole, Katriina, Anita, Doruntina, Manjola, Ylberina, Albina, Albani, Minire, Natyra, Eranda, Arjeta, Artana, and Besa.

DISA NGA TEKNOLOGJITË qË i PËRDORIM

Mos e humb rastin të zhvillosh shkathtësi të shekullit 21, përmes programit më të avancuar online në rajon! Regjistro vitin e ardhshëm, fillo mësimin online që tani, pa pagesë!