Ekipi ynë

Dr. Virpi Vatanen

Drejtoreshë dhe Mësimdhënëse e Fizikës

Dr. Virpi Vatanen vie nga Maunula Secondary School dhe Helsinki School of Mathematics, njëra nga shkollat fillore dhe të mesme lidere në Finlandë, të cilat ofrojnë edukimin në gjuhë finlandeze dhe angleze. Dr. Vatanen ka qenë Drejtoreshë Asistente në Maunula gjatë 15 viteve të fundit me detyrë kryesore të udhëheqjes së shkollës fillore dhe mësimdhënies së lëndëve të kimisë dhe fizikës. Dr. Vatanen ka MSc dhe PhD në Kimi Fizike nga Universiteti i Jyvaskyla, njëri nga 100 universitetet lidere në botë, Diplomë të Mësimdhënies në Fizikë dhe Kimi, si dhe Diplomë në Administrim të Edukimit (Kualifikim për Drejtorë) nga Bordi Kombëtar Finlandez i Edukimit. Më herët, Dr. Vatanen ka punuar në Universitetin e Jycaskyla si hulumtuese dhe profesoreshë si dhe ka publikuar në revista lidere rreth edukimit në kimi. Qasja e Dr. Vatanen ndaj lidershipit, mësimdhënies, dhe mësimnxënies është mirëqenia përmes edukimit. Sipas saj, secili fëmijë është i/e rëndësishëm/shme si individë dhe meriton një ambient të sigurtë fizik, mendërisht, dhe shoqëror për të praktikuar dhe mësuar aftësitë e reja – edhe përmes gabimeve – invidiualisht dhe në grupe. Dr. Virpi ka dhënë mësim në kimi dhe fizikë në përgjithësi në shkollën e mesme të ulët me nxënësit në klasët 7-9. Metoda e saj ndaj mësimdhënies është e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve përmes pyetjeve, ku nxënësit gjejnë përgjigjet duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin duke kryer eksperiemente dhe projekte të hulumtimit. Procesi i mësimnxënies pasurohet përmes ndarjes së diskutimeve, shënimeve, dhe rezultateve me njëri-tjetrin. Teknologjia përdoret vetëm atëherë kur është e nevojshme. “Si mësimdhënës dhe liderë, ne e kemi obligim t’iu ofrojmë secilit fëmijë një shteg të veçantë të mësimnxënies dhe t’i zhvillojmë ata në bazë të aftësive të tyre, së bashku me familjet ne duhet të rrisim dhe nxisim pasionin e tyre për të kërkuar dituri për të ardhmen.” Dr. Vatanen do të udhëheqë shkollën bazuar në praktikat më të mira të sistemit të edukimit finlandez dhe do të fokusohet veçanërisht në trajnimin dhe udhëzimin e mësimdhënësve ndërkombëtarë dhe vendorë për vazhdimin e mëtutjeshëm të filozofisë dhe pedagogjisë finlandeze në mësim. Ajo poashtu do të jap mësim në disa orë të fizikës dhe kimisë në shkollën tonë.

Dr. Tassos Anastasiades

Zëvendës Drejtor dhe Mësimdhënës i Biologjisë

I lindur në Angli nga një familje me origjinë nga Qiproja Greke, Dr. Tassos Anastasiades është një veteran i edukimit me mbi 35 vite përvojë prej së cilave mbi 20 vite në edukim ndërkombëtar. Ai iu bashkohet ekipit tonë nga Edubridge International School në Mumbai, Indi, ku ishte Kryesues i Shkollës. Dr. Anastasiades ka përvojë të gjerë në fusha të ndryshme ku përfshihen si në vijim: Drejtor i Akademisë Ajman në Emiratet e Bashkuara Arabe ku udhëheqi shkollën drejt akreditimit me IBO, CIS, BSO, dhe titullin Apple Distinguished School; Drejtor i Dubai Gem Private School; Drejtor i Sigurisë së Cilësisë në Innoventures Education në katër shkolla dhe pozita të lidershipit në shkolla në Mbretëri të Bashkuar, Bahrein, Arabi Audite, Kinë, Nigeri, Zambia, Malajzi, dhe Qipro. Për shumë vite, ai ka qenë ekspert dhe udhëheqës i ekipit të akreditimit me Këshillin e Shkollave Ndërkombëtare (CIS). Dr. Anastasiades ka PhD në Biokimi (Nottingham University), MA në Edukim (Bath University), MBA në Lidership të Edukimit (Leicester University), dhe Kualifikimin për Kualifikim Profesional për Udhëheqje. Njëri nga synimet e tij kryesore është lidershipi i progresit dhe gjurmimi i arritjeve me fokus tek të gjithë nxënësit të cilët arrijnë progres mbi nivelin e pritur përmes intervenimeve me mësimdhënie cilësore. Përveç kësaj, Dr. Tassos është mësimdhënës, i cili inspiron nxënësit e tij, dhe ka dhënë mësim të gjitha shkencat, veçanërisht biologjinë dhe kiminë në A Level dhe DP. Qasjet e tij inovative ndaj mësimdhënies janë të fokusuara në nxënës – me një theks në vetëvlerësimin e nxënësve, nxënësit vazhdimisht dizajnojnë aktivitetet e tyre të mësimit, duke punuar bashkërisht në ekipe në projekte, dhe duke dizajnuar projekte bashkërisht të cilat tejkalojnë metodat tradicionale ose linjat diciplinore. Filozofia e tij është “si mësimdhënës dhe liderë, roli ynë më i rëndësishëm është fuqizimi i nxënësve për t’u bërë nxënës të pavarur dhe të zhvillojnë aftësitë për të mundur të vazhdojnë zhvillimin e tyre në një botë të nxitur nga teknologjia dhe në ndryshim.” Së fundmi, Dr. Tassos ka arritur kualifikime në Psikologjinë Pozitive dhe është avokues i vetëdijshmërisë dhe mirëqenies. Dr. Anastasiades do të punojë me lidershipin dhe stafin tonë për të zhvilluar më tutje Shkollën e Mesme të Lartë dhe për të integruar Cambridge A Levels në kurrikulën dhe pedagogjinë tonë Finlandeze, si dhe do të udhëheqë përpjekjet e shkollës për të pranuar akreditimin CIS, standardin e artë në edukimin ndërkombëtar. Dr. Anastasiades poashtu do të jap mësim në Biologjinë A Level dhe do t’i ndihmojë mësimdhënësit me vlerësimin dhe integrimin e CAT4 (Testin e Aftësive Kognitive) në kurrikulën tonë si mjet i cili do t’iu mundësojë mësimdhënësve kuptim më të mirë të aftësive të nxënësve si dhe në zhvillimin e Planeve Individuale të Mësimit për Nxënësit.

Znj. Stella Sichrovsky

Mësimdhënëse në Kopsht

Stella Sichrovsky ka mbi 15 vite përvojë në mësimdhënie të fëmijërisë së hershme dhe në mësimdhënien e anglishtes si gjuhë e dytë prej të cilave 9 vite ka punuar në kopshte. Gjatë dy viteve të fundit, ajo ka punuar si mësimdhënëse e kopshtit në World International School of Torino në Itali ndërsa para kësaj ka jetuar dhe punuar në Kinë pjesën më të madhe të karrierës së saj. Stella ka Associate Degree në Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershme nga Penn Foster College dhe diploma të Bachelor në Zhvillimin e Fëmijës nga Walden University, të dyja institucione në SHBA. Përveç kësaj, ajo është trajnuar dhe ka punuar në metodën Montessori dhe është e certifikuar në punën me fëmijë me nevoja të veçanta. Poashtu, ajo ka Certifikatën TEFL dhe është mësimdhënëse e kualifikuar e anglishtes si dhe ka certifikatë në nivelin e 6 të gjuhës kineze.

Dr. Katrianna Raunio

Mësimdhënëse në nivelin fillor dhe lëndët Perspektivë Globale dhe Gjeografi

Njihuni me super mësuesen tonë të klasës 1 dhe udhëheqësen e klasëve 0-2, Dr. Katrianna Raunio, njëra nga 100 inovatorët e edukimit në Finlandë. Dr. Katrianna do t’iu bashkohet Shkollës Finlandeze të Kosovës këtë vit si mësuese e klasës 1 dhe kordinatore e grupit për klasët 0-2, pas 8 viteve mësimdhënie në shkollat fillore të Helsinki. Ajo ka përvojë të gjerë në mësimdhënie nga shkolla fillore deri në nivel universitar. Dr. Katrianna është vlerësuar si një nga 100 inovatorët e edukimit në Finlandë nga Hundred.org dhe ka pranuar çmimin “Teachers Can” për krijimin e metodave inovative dhe të reja si dhe modele pedagogjike nga Universiteti i Helsinki. Dr. Katrianna ka diplomë të Bachelor dhe Master në Edukim (mësimdhënie në shkollë fillore), BSc dhe MSc në Agrikulturë dhe Pylltari, si dhe doktoraturë në Studime të Ambientit, të gjitha nga Universiteti i Helsinki. Para se të fillonte karrierën në mësimdhënie në nivelin fillor, Dr. Katrianna ishte hulumtuese në pedagogji të arsimit të lartë në Universitetin e Helsinki si dhe ka publikuar artikuj në disa nga revistat akademike me renome botërore. Ajo është aktiviste e komunitetit gjithmonë me dëshirën dhe fokusin për të bërë ndryshimin në rrethin e saj. “Për mua, është e rëndësishme të lehtësoj eksperiencën e mësimnxënies kuptimplotë në baza ditore dhe të krijoj një ambient kreativ të mësimit. Hulumtimet e mia arsimore fokusohen në praktikat e vlerësimit dhe mendimit të mësimdhënies. Filozofia e pedagogjisë kritike është stimuluesi im kryesor brenda klasës; fuqizimi, përvetësimi, mendimi kritik, si dhe kultura janë disa nga fjalët kyqe në filozofinë e mësimdhënies sime. Unë bashkëpunoj ngushtë me kolegët e mi si dhe familjet e nxënësve.”

Znj. Emily Exter

Mësimdhënëse në nivelin fillor

Ms. Emily Exter has been teaching primary aged children for over 3 years. She was born and raised in South Africa and moved to the UK 10 years ago where she completed her degree in Primary Education. She is passionate about helping children and strongly believe in building secure and meaningful relationships with them. She enjoys arts, music, travelling and family and friends are an important part of her life.

Znj. Elisa Juola

Mësimdhënëse në nivelin fillor

Ms. Elisa Juola comes from Rovaniemi, Finland. Rovaniemi is a really nice town in southern Lapland in the Arctic Circle and it’s the home town of Santa Claus. Ms. Juola is really excited and happy to start working as a class teacher in the Finnish school of Kosovo and she is looking forward to learning new things and sharing her knowledge of the Finnish approach of learning. Ms. Juola has ten years working experience in Saari elementary school in Rovaniemi and an MA in Education from University of Lapland. Her personal interests are in playful learning and physical education. She wants to guide and teach students with the joy of learning and support them to succeed.

Z. Matthew Rowlingson

Mësimdhënës i Shkencës

Z. Matthew Rowlingson u rrit në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka diplomë të Masterit në Kimi me PGCE në Edukim të Shkollimit të Mesëm. Mësimdhënia ka qenë gjithmonë pasioni i tij dhe me mbi 5 vite përvojë, fokusi i tij mbetet zhvillimi i marrëdhënieve të afërta dhe të fuqishme me nxënësit. Në kohën e tij të lirë, ai preferon kalimin e kohës me familje dhe shoqëri, gatimin, dhe sportet. 

Znj. Diellëza Troni

Mësimdhënëse në nivelin fillor

Diellëza obtained her Bachelor’s degree in the English language department at the University of Pristina “Hasan Prishtina”, and she is currently working on her Master’s thesis at South East European University on the Assessment Methodologies for Primary and Secondary Schools in Kosovo. Her career as a teacher started four years ago as she has been volunteering for a youth center. She has been teaching students of different ages in private courses and kindergartens as well. Apart from that, she has been proofreading and editing research papers for international journals.
“I have been fortunate and blessed to be teaching in an amazing school that has a nurturing, loving environment where children can learn and experience new challenges that will help build their confidence while they play. I look forward to continuing to have a positive impact on the children’s growth and to discoveries with an amazing team of teachers.”

Znj. Natyra Abdullahu

Mësimdhënëse e nivelit parashkollor

Natyra Abdullahu is originally from Presheva, Serbia but was raised in the United Stated of America. She moved to Kosovo to enhance her learning experience and challenge herself. She completed her degree in Speech Pathology. Natyra has completed many practices and works well with early age children and children with special needs. Since speech and language development is the most important part of children’s growth, Natyra is the Preschool teacher in the Finnish School. She has been with us since the beginning starting out as a teaching assistant for the 0-2 grades. Natyra is very passionate about the work she does and has the benefit to educate young children and create an amazing classroom atmosphere.

Znj. Ylberina Mahmutaj

Mësimdhënëse e Gjuhës Angleze

Znj. Ylberina përfundoi studimet e Bachelorit në Universitetin e Prishtinës në Gjuhë dhe Letërsi Angleze dhe tashmë është duke përfunduar studimet Master në këtë drejtim. Përvoja e saj përfshin punën si mësimdhënëse e Gjuhës Angleze si gjuhë e parë dhe e dytë mbi 4 vite dhe në të njëjtën kohë ka qenë edhe trajnere e TOEFL. Përvoja e saj përfshin poashtu punën me nxënës në grupmosha të ndryshme nga 7 deri në 30 vjeç. Është viti i dytë i saj në Shkollën Finlandeze. Ylberina meson nxënësit në lëndën e gjuhës angleze në nivelin AS dhe IGCSE. “Unë besoj se mësimdhënësit japin kontribut të madh në ndryshimin e jetës së nxënësve. Besoj shumë në aftësinë e gjeneratave të reja dhe arritjen e potencialit të tyre për të ndryshuar botën. Prandaj unë mundohem t’i mbështes dhe t’i mësojë që të jenë ndryshimi pozitiv të cilin të gjithë dëshirojmë ta shohim në shoqëri.”

Znj. Bulza Havolli

Mësimdhënëse e Muzikës dhe Dramës

Znj. Bulza është mësimdhënëse e muzikës dhe dramës në shkollën tonë. Ajo ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës në këndim të operës. Bulza ka bashkëpunuar me biznese dhe institucione arsimore në Kosovë në zhvillimin e mëtutjeshëm të sesioneve të muzikës dhe ka ndihmuar nxënësit në zhvillimin e aftësive të tyre të muzikës përmes kurseve personale dhe të pianos. Bulza është muzikante e cila që nga mosha e hershme ka marr pjesë në kore tëmuzikës dhe pasioni i saj për këndimin ka rezultuar që ajo të marr pjesë në koncerte dhe festival të ndryshme. Ajo ka filluar mësimin e përdorimit të instrumenteve që nga një moshë e hershme si pianon, gitarën, fyellin, dhe instrumente të perkusionit. Bulza poashtu ka përfunduar trajnime të ndryshme si përdorimin e softuerëve të muzikës elektronike dhe sesione të trajnimeve për menaxhment grupor përmes edukimit joformal.

Znj. Doruntina Maliqi

Mësimdhënëse e Gjuhës Angleze

Znj. Doruntina përfundoi studimet e saj Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze nga Universiteti i Prishtinës si dhe ka diplomën e Masterit në Mësimdhënie të Gjuhës Angleze nga Universiteti i Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut. “Që kur kam filluar mësimdhënien, kam qenë e pasionuar ndaj angazhimit tim në katër elemente kyqe: maksimizimin e performances individuale të nxënësve, zhvillimin e një ambient me qendër nxënësin, duke bërë më të mirën time në zhvillimin e aftësive të tyre të mendimit kritik dhe zhvillimin e vetëbesimit të të gjithë nxënësve.” Pjesëmarrja e saj në trajnime të ndryshme në Kosovë dhe vende të tjera si: mësimnxënia e bazuar në projekte, integrimi i teknologjisë në mësim, mësimdhënia e diferencuar, etj, kanë pajisur atë me diturinë dhe aftësitë e nevojshme duke sfiduar atë për të përdorur metoda të larmishme për të angazhuar nxënësit gjatë procesit të mësimit.

Znj. Besa Bajrami

Mësimdhënëse e Artit

Besa Bajrami u diplomua në Universitetin “Hasan Prishtina”në Prishtinë, bachelor i Grafikë dhe studimet master në Grafikë.  Nga viti 2014 ka punuar si  Face Paint artist në qendra të ndryshme dhe poashtu si event creator artist. Më herët ka punuar edhe si mësimdhënëse e artit në shkolla të ndryshme publike dhe private në Kosovë me përvojë mbi 4 vite.  Ka marrë pjesë aktive në ekspozitat kolektive të ndryshme dhe është njohëse shumë e mirë e programeve të dizajnimit dhe Kaligrafisë. Ajo iu bashkua stafit tonë në janar të vitit 2020.

Znj. Shemsije Tigani

Mësimdhënëse e Gjuhës Shqipe dhe Ekonomisës së Shtëpisë

Znj. Shemsije ka përfunduar studimet e saj në Gjuhën Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Përvoja e saj në mësimdhënie përfshin përvoja shumëvjeçare në shkolla të ndryshme në Kosovë. Ajo iu bashkaur shkollës sonë para 3 viteve. “Eshtë nder të kombinojmë sistemin arsimor finlandeze me atë të Kosovës. Si mësimdhënvse e Gjuhës Shqipe mund të them se kjo vetëm se pasuron edhe më shumë letërsinë çdo ditë!”

Znj. Minire Shala

Mësimdhënëse e Gjuhës Gjermane

Znj. Minire iu bashkuar ekipit tonv si mësimdhënëse e Gjuhës Gjermane para dy vitesh por përvoja e saj si mësimdhënëse është mbi 20 vjeçare. Ajo mëson nxënësit të grupmoshave të ndryshme, fëmijë dhe të rritur. Në mësimdhënie ajo përdor teknika të ndryshme TPR dhe arrinë të balancojë sasinë e mësimdhënies dhe argëtimit në mënyrë që secili nxënës të angazhohet në mësim. “Synimi im kryesor është t’iu ndihmojë nxënësve të përmirësojnë aftësitë e tyre të gjuhës gjermane dhe të fitojnë vetëbesim në mënyrë që të shprehen lirshëm në gjuhë gjermane.”

Znj. Anita Lukaj

Mësimdhënëse e psikologjisë dhe këshilluese

Anita është mësimdhënëse e psikologjisë dhe këshilluese në shkollën tonë dhe tashmë është në vitin e dytë të saj në shkollën tonë. Znj. Anita ka qenë gjithmonë kurioze për të kuptuar se si ndikohen mendimet, ndjenjat, dhe sjellja e individëve, arsyeja edhe pse ajo vendosi të studiojë psikologji. Aftësia për t’i ndihmuar personat se si t’i menaxhojnë këto procese është faktori kryesor që e mbanë të motivuar për të bërë punën e saj. Anita ka përfunduar studimet e saj Bachelor në Psikologji në Universitetin e Prishtinës dhe është duke përfunduar studimet e saj në Master për të fituar titullin Psikologe Social dhe Organizative. Përvoja e saj fillestare si mësimdhënëse e edukimit special ka ndihmuar atë për të kuptuar më mirë botën e fëmijëve. Vet-arsimimi dhe dashuria ndaj vetvetes janë synimet kryesore të cilat dëshiron t’i arrijë me nxënësit e saj, çka ndihmon edhe nxënësit për të menaxhuar situata ditore duke mbajtur në mend gjithmonë edhe dashurinë ndaj vetvetës dhe se si të sillemi edhe me të tjerët.

Znj. Arjeta Godanci

Mësimdhënëse e Gjuhës Frënge

Znj. Arjeta iu bashkua shkollës sonë në vitin 2018. Më herët ka punuar në shkolla të ndryshme publike dhe privat. Ajo ka diplomën e Masterit në Edukim nga Universiteti i Prishtinës. Aktualisht, ajo është duke studiuar për ta pranuar edhe diplomën e dytë të Masterit në Menaxhment dhe Informatikë. “Pasioni im drejt artit ka qenë gjtihmonë pjesë e pandashme e jetës sime. Në shkollën tonë, udhëheqi një klub argëtues ku iu mësoj nxënësve origami dhe punëdore të tjera.”

Z. Flamur Kaçiu

Mësimdhënës i Biznesit

Flamur teaches Business Studies. He holds M.Sc. from the Anadolu University, Turkey and now a Ph.D. student at the University of Prishtina. He is very keen on management education and believes in using a variety of teaching and learning methods for competency development.

Znj. Blerta Babatinca

Mësimdhënëse e Matematikës

Znj. Blerta përfundoi studimet e Bachelor-it në matematikë në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Matematikës, dhe tani është duke përfunduar studimet e masterit në mësimdhënie të matematikës në Universitetin e Prishtinës. Përmes pasionit të saj në mësimdhënie të matematikës ajo gjithmonë ndihmon dhe sfidon nxënësit e saj në mënyrë që të arrijnë sa më shumë në mësimdhënie. Synimi i saj kryesor është udhëzimi dhe mësimi i nxënësve rreth kënaqësisë së mësimnxënies dhe mbështetjes së tyre për të arritur majat. 

Znj. Ardita Hoxha-Shala

Mësimdhënëse e Edukatës Fizike

Znj. Ardita ka përfunduar studimet e saj në Master në Edukimin Fizik nga Universiteti i Prishtinës. Ajo ka përvojë mbi 10 vite si mësimdhënëse e educates fizike dhe 20 vite përvojë si atlete aktve (atletikë dhe hendboll). Përvoja e saj e punës përfshin 4 vite si instruktore në BootCamp në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, dhe 2 vite si pjesëmarrse në Kursin e Udhëheqjes në Hendboll të organizuar nga Komiteti Olimpik nëPula/Kroaci. “Të punsoh me adoleshentë nevojitet durim dhe punë e palodhshme, nevojitet ekspertizë se si të motivohen dhe të jenë sa më aktivë. Hobi im është të kalojë kohën duke ecur dhe me biciklete.”

Znj. Gresa Bajraktaraj

Mësimdhënëse e Matematikës dhe Teknologjisë

Znj. Gresa ka përfunduar studimet e Bachelor në Matematikë në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Matematikës, dhe tashmë është duke përfunduar studimet e Masterit në Mësimdhënie të Matematikës. Ajo ka interes të veçantë në matematikë, shkencë, art, dhe i pëlqen të punojë me nxënësit si dhe t’iu japë hapësirë të jenë kreativë dhe të përmirësohen. “Unë besoj se arsimimi është një element i fuqishëm për të psur një jetë më të mirë. Suksesi në jetën personale dhe profesionale vie gjithmonë nga arsimimi i duhur. Vet arsimimi pvrfshin të gjitha synimet, format, dhe metodat të cilat përgatisin nxënvsit për jetë dhe ndikon në rritjen e vetëbesimit, ndjenjën e kujdesit, dashurisë, dhe krenarisë.”

Znj. Jetmira Dobruna

Mësimdhënëse e Gjuhës Shqipe

Znj. Jetmira përfundoi studimet e Bachelorit në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe poashtu ka diplomën e Masterit në Mësimdhënie dhe Kurrikulë. Me mbi 10 vite përvojë pune si mësimdhënëse, ajo poashtu ka vijuar trajnime të ndryshme në fushën e mësimdhënies dhe menaxhmentit duke përfshirë këtu fusha kyqe si zbatimi i kurrikulës, vlerësimi i performances, gjuha dhe komunikimi, leximi, shkrimi, dhe mendimi kritik, etj. 

Znj. Artë Blakaj

Mësimdhënëse Asistente në Kopsht (Kampusi në Gërmi)

Arte Blakaj is an experienced teacher with children of different ages. She has finished her Bachelor studies in Psychology at the University of Prishtina and has undergone several trainings regarding early childhood development. Besides this area, she has also been trained in managing behavioral problems for children with autism, identifying learning difficulties in children and intervention methods, and also in identification, evaluation, and intervention in early childhood. Her work experience includes also the profile of special educational needs teaching assistant in kindergartens. She has taught diverse groups of students with autism, ADHD, and learning disabilities, and possesses the skills in differentiated instruction, assistive technology, and multi-sensory lesson planning.

Znj. Florida Ademaj

Mësimdhënëse Asistente në Kopsht (Kampusi në Gërmi)

Florida Ademaj has several years of experience in teaching in kindergartens and primary schools. She finished her MA studies in Theoretical and Scientific Pedagogy and her Bachelor studies in General Pedagogy. She works closely with children of different ages and supports children in any areas necessary. Her previous experience of over 4 years in educational institutions have equipped her with the necessary skills and knowledge on how to take care of the children and create a loving and comforting environment.

Znj. Bardha Gërdovci

Mësimdhënëse Asistente në Kopsht (Kampusi kryesor)

Bardha is an early childhood teacher with eight years working background in New York plus two years working in Prishtina. Finished bachelor’s degree in Liberar Arts- Psychology at St. John’s University in New York. Also, finished Masters degree in Fielding Graduate University in Media ‘Psychology in Los Angeles, California. “I believe that with a positive attitude and positive reinforcing environment children will grow a healthy mental and physical life style. Let’s educate our future leaders!”

Znj. Amire Qerimi

Mësimdhënëse Asistente në Kopsht (Kampusi kryesor)

Amire finished her Bachelor studies from the University of Prishtina “Hasan Prishtina” on English Language and Literature. She has been an exchange student in Michigan, US, and has studied English for one academic year at Saginaw Valley State University, where she attended several intenrship programs as an English Teacher to ELP students. Moreover, she studied at the University of Applied Sciences in Nysa, Poland, where she finished other internship programs in public schools. With over five years of experience in teaching worldwide, she facilitates learning and helping to develop skills to our youngest learners. Her teaching philosophy primarily focuses on developing grit toward learning and exploration of the world we live in, simultaneously creating a safe environment for the children.

Znj. Lurjana Krasniqi

Asistente Mësimdhënëse në nivelin fillor

Lurjana Krasniqi holds a Master’s degree in English Literature from the University of Prishtina where she is also currently pursuing a Ph.D. in Literature.  She has been teaching students for over two years and has worked in different schools, language centers and courses. Lurjana is characterized by an idealistic nature and regards teaching as her way of making a change in the world. The possibility of having an impact on her students’ life inspires her every day. In the classroom, she strives to create a fun and positive learning environment, nurture a love of learning, build strong and meaningful relationships with students and encourage their creativity. Apart from education, she is also passionate about reading books and creative writing.