Mesazhi i Drejtoreshës 

Mendoni njëherë se si mënyra tradicionale e të mësuarit është dobësuar në krahasim me sistemet e tjera sic është ai finlandez, i cili po e redefinon procesin e të mësuarit. Sot, sistemi finlandez e ka ndryshuar rrënjësisht mësimdhënien dhe të të mësuarit nga mënyra kolektive në atë personale të mësimdhënies, mentorimit dhe vlerësimit. Integrimi i lojërave, aktivitetet shoqërore dhe mënyra e të të jetuarit shëndetshëm bën që fëmijët të mësojnë, por edhe njëkohësisht ta duan shkollën, të jenë të lumtur dhe të shëndetshëm. Shkolla Finlandeze ka për qëllim ti ofroj nxënësit kënaqësi në procesin e mësimit. Ne jemi këtu për ta revolucionarizuar sistemin e edukimit në Kosovë. 

Kaija – Leena Salovaara 

Misioni, Vizioni dhe Vlerat

Misioni- Misioni ynë është që të kemi fëmijë të zgjuar, kreativ dhe të shëndetshëm duke përdorur sistemin finlandez të edukimit- më të mirin në botë- në kombinim me teknologjinë më unike.

Vizioni- Të bëhemi shkolla më e mirë dhe inovative në vend, duke u mbështetur në themelet e sistemit finlandez të edukimit.

Vlerat: Fokusi tek studenti, Kualiteti, Integriteti, Puna ekipore, Kënaqësia   

Ekipi jonë

Kaija-Leena Salovaara

Drejtoreshë

"Emri im është Kaija-Leena Salovaara dhe jam një nga themelueset, e cila ka krijuar Shkollën Finlandeze qysh në fillim. Para se të vija në Kosovë, kam marr një përvojë pune prej 40 vitesh në fushën e edukimit në Finlandë si drejtoreshë, mësuese, dhe kordinatore edukimi. Kam ardhur në Kosovë në muajin shkurt 2018, dhe më pëlqen shumë jeta në Prishtinë dhe puna në Shkollën Finlandeze. Gjëja më e mirë në punën time është, të sjellurit e një qasje të re të edukimit në Kosovë, implementimi i mënyrës finlandeze të të mësuarit duke iu ofuar nxënësve mundësinë e kënaqësisë të mësuarit. Por mbi të gjitha njoftimin më njerëz të shoqërueshëm dhe të mrekullueshëm. Unë e ndjëj veten shume të mirëpritur këtu."

kaija-leena.salovaara@finnish.school

Skip Lee

Zëvendës drejtor, mësues i Biologjisë dhe Kimisë

"Unë jam Skip Lee dhe vi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kam punuar në Kosovë për 11 vite në fushën e edukimit në shkolla të ndryshme private. Unë kam përfunduar bachelor në Art dhe master në shkenca sociale. Në shkollën finlandeze, unë punoj si zëvendës drejtor dhe poashtu jap mësim në Biologji dhe Kimi për klasët e 7-ta dhe të 10-ta. Unë kam qenë pjesë e edukimit për shumë vite dhe ende ndjej që duhet të ofroj ndryshimin në jetën e fëmijëve."

skip.lee@finnish.school

Kyösti Timonen

Zëvendës drejtor

"Unë kam më shumë se 40 vite eksperiencë pune në fushën e edukimit dhe kam titullin e të licensuarit në edukim nga universiteti i Finlandës lindore. Jam një trajner me përvojë dhe histori të dëshmuar të të punuarit në industrinë e edukimit të lartë. Në Finlandë kam punuar si drejtor, mësues, këshilltar karriere, ndërmarrës dhe mentor biznesi. Kam përvojë të mëparshme ndërkombëtare në zhvillimin e një sistemi për udhëheqjen e karrierës për Kamboxhia. Tani unë zhvillojë Shkollat Finlandeze Ndërkombëtare në Kosovë dhe shtetet e tjera të Ballkanit."

kyosti.timonen@finnish.school

Minna Vuorinen

Mësuese e klasës së I-rë

"Unë jam Minna Vuorinen dhe vi nga Finlanda. Unë jam me profesion mësuese e kopshtit dhe e edukimit të vecantë. Në 5 vitet e fundit në Finlandë, unë kam punuar si mësuese këshilluese në edukimin e vecantë. Këtu në Prishtinë, u jap mësim 0-2 klasëve. Puna ime këtu me fëmijët është shumë e rëndësishme. Fëmijët janë shumë të vecantë."

minna.vuorinen@finnish.school

Maria de Carvalho

Mësuese e klasës së II- të

"Unë kam diplomuar në universitetin Jyväskylä dhe poashtu jap mësim në shkollën profesionale. Unë punojë me nxënës nga kopshti deri në klasën e dytë në Shkollën Finlandeze në Kosovë. Gjatë studimeve jam fokusuar në vitet e hershme të mësimdhënies. Temën e masterit e kam shkruar për kënaqësinë e të të mësuarit në kurrikulumin finlandez. Para se të filloja karrierën në mësimdhënie, kam kryer studimet bachelor në Menaxhim Biznesi. Kam punuar në të dyja si në administratë dhe mësimdhënie në Finlandë dhe jashtë vendi. Për shumë vite kam punuar në një organizatë ndërkombëtare të bamirësisë. Kam dhënë mësim për njerëzit e rritur dhe fëmijët, dhe poashtu kam rritur katër fëmijët e mi vet. Dua të shoh nxënës kureshtarë dhe të kem qëndrime kureshtare në klasë. Më pëlqen ti bëj nxënësit aktiv dhe të punojnë drejt kuptimit dhe ndërtimit të së ardhmes së tyre. ".

maria.carvalho@finnish.school

Ekku Toivanen

Mësues i klasës së 5 & 6-të

"Unë jam Ekku Toivanen, mësuses për klasën e pestë dhe të gjashtë. Kam titulin Master në edukim nga universiteti i Lapland. Kam filluar mësimdhënien në shkollën finlandeze në Kosovë në tetor 2018. Para kësaj, kam dhënë mësim në shkolla të ndryshme fillore në Finlandë. Qëllimi im është që mësimdhënia të kalojë kufinjtë e lëndëve të thjeshta dhe t’iu ofrojë nxënësve një kuptim më të gjerë të botës. Poashtu, më pëlqen të sfidoj nxënësit e mi në mënyrë që ata të jenë të motivuar dhe të kenë ndjenjën për të qëne të suksesshëm dhe të paarritshëm. "

ekku.toivanen@finnish.school

Laura Johansson

Mësuese e klasës së 3-të

"Unë jam Laura Johansson dhe kam ardhur në Prishtinë nga Helsiknki ku kam punuar si mësuese në projekte për trajnime rreth edukimit global për qytetari. Kam studiuar në Master për Arte në universitetin e Oulu në Finlandën e veriut. Si mësuese e historisë dhe studimeve sociale, kam për pasion të edukoj qytetarët me aftësi thelbësore të shekullit 21. Në Shkollën Finlandeze në Kosovë jap mësim në shkollën e mesme, si dhe jam mësuese në klasat e treta dhe të katërta. Ardhja ime në Kosovë dhe puna këtu ka qenë shumë e dobishme për mua pasi në të njëjtën kohë kam mësuar edhe unë po aq sa edhe nxënësit! Shkolla jonë është një përzierje interesante e kulturave, dhe implementimi i programit mësimor finlandez këtu ka qenë një mundësi e mrekullueshme për mua që jam në hapat e parë të karrierës.".

laura.johansson@finnish.school

Shemsije Tigani

Mësusese e Gjuhës Shqipe dhe Historisë

"Unë jam Shemsije Tigani dhe jetoj në Prishtinë, qytet në të cilin kam përfunduar edhe studimet universitare të Gjuhës Shqipe. Kam përvojë në mësimdhënie pasi kam punuar në disa shkolla në Kosovë. Aktualisht jam mësuese në Shkollën Finlandeze në Kosovë dhe është një nder për mua që jam pjesë e një sistemi edukativ të kombinuar mes atij finlandez dhe këtij në Kosovë. Si mësuese e gjuhës shqipe, e shoh se literatura jonë bëhet më e pasur nga dita në ditë! "

shemsije.tigani@finnish.school

Sini Heinoja

Marketing, Marrëdhënie Publike dhe Administratë & Mësuese e Gjuhës Finlandeze

"Jam e diplomuar në Masterin e Arteve në Universitetin e Finlandës Lindore dhe jam e specializuar në mësimdhënie të gjuhës finlandeze dhe komunikimit. Në Shkollën Finlandeze, jam mësuese e gjuhës finlandeze dhe kulturës në secilën klasë, duke filluar nga e treta deri në të dhjetën. Në të kaluarën, kam dhënë mësim të gjuhës finlandeze dhe kulturës për emigrantët në Finlandë, si dhe kam punuar në Universitetin e Caen, në Francë. Shpresoj të ngjallë kureshtjen e nxënësve për dallimet kulturore dhe njëkohësisht të mësoj nga kultura e tyre. Programi mësimor finlandez më jep mundësinë të jap mësim jo vetëm për njohuritë kulturore, por edhe për aftësitë thelbësore të nxënësve, të cilat do t’u duhen atyre në të ardhmen në karrierë siç janë, shkathtësitë për hulumtim, ndërgjegjësimi i medieve dhe shkathtësitë për komunikim. Në këtë shkollë kam edhe detyra që janë të lidhura me marketing. Kam punuar më parë në kompani të marketingut në Finlandë."

sini.heinoja@finnish.school

Sherif Hyseni

Mësues i Teknologjisë Informative

"Unë jam Sherif Hyseni nga Prishtina. Kam të kryer Masterin në Menaxhimin e Mekatronikës në Universitetin për Biznes dhe Teknologji. Eksperienca ime e parë në punë ka qenë në fushën e IT dhe Telekomunikacionit ku kam punuar për 10 vite. Në Shkollën Finlandeze në Kosovë punoj me orar të përgjysmuar dhe jap lëndën e Robotikës. Merrem më së shumti me programim bazik duke përdorur robotët edukativ. "

sherif.hyseni@finnish.school

Mikael Ropponen

Mësues i Matematikës dhe Fizikës

"Jam pjesë e Shkollës Finlandeze në Kosovë që nga Janari i vitit 2019. Para se të vija këtu, kam punuar në shkolla të ndryshme të mesme në Finlandë për afro 13 vite. Jam i diplomuar në Master të Shkencave në Universitetin e Joensuu"

mikael.ropponen@finnish.school

Arjeta Godanci

Mësuese e Gjuhës Franceze

"Jam mësuese e gjuhës franceze në shkollën e mesme dhe atë të lartë në Shkollën Finlandeze në Kosovë që nga viti 2018. Më parë kam punuar në shkollën Luigj Gurakuqi si dhe shkollën Amerikane në Kosovë. Jam e diplomuar në Master për Edukim në Universitetin e Prishtinës. Momentalisht, jam duke kryer masterin tim të dytë në Menaxhment dhe Informatikë. Arti ka qenë gjithmonë një pasion në jetën time. Në shkollën tonë kam edhe klubin e zbavitjes ku jap mësim për origami dhe punime dore me letra. ".

arjeta.godanci@finnish.school

Kaltrina Morina

Mësuese e Gjuhës Angleze

"Pasi e kam mësuar anglishten si gjuhë të dytë për tre vite me radhë në grupe dhe nivele të ndryshme, tani jap mësim në shkollën e mesme dhe të lartë. Kam diplomuar në Universitetin e Bedfordshire në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe kam diplomë të Master në Linguistikë Aplikative (TEFL) së bashku me disa kurse të shkurta të cilat i kam përfunduar në Mbretërinë e Bashkuar, për mësimdhënie. Momentalisht, jam duke kryer edhe një kurs të TEFL për mësimdhënie të anglishtes si gjuhë e huaj, e rregulluar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Kam dëshirë të lexoj dhe të shkruaj, derisa hobive të mia i shtohen edhe shëtitjet dhe eksplorimi i vendeve të reja. Dua të shtoj se puna në Shkollën Finlandeze në Kosovë ka qenë një mundësi e mirë për zhvillim dhe mësim, si dhe një eksperiencë e dobishme. "

kaltrina.morina@finnish.school

Ardita Hoxha-Shala

Mësuese e Edukatës Fizike

"Unë jetoj dhe punoj në Prishtinë. Kam të përfunduar Masterin e Edukatës Fizike dhe Sporteve në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu kam kryer edhe edukimin për trajner të Hendbollit në Kroaci, organizuar nga Komiteti Olimpik i Kroacisë. Punoj në Ambasadën e SHBA-ve si instruktore e Boot camp që nga viti 2016. Të jem afër fëmijëve dhe t’i shoh ata duke luajtur më bën shumë të lumtur. Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë!"

ardita.shala@finnish.school

Fiona Sopi

Mësuese e Muzikës

"E kam të kryer shkollën tetë-vjeçare për piano, në Shkollën e Lartë të Muzikës si dhe Universitetin e Muzikës. Punoj si mësuese e muzikës tash e pesë vite. Jam shumë e përkushtuar në punën si mësuese. Kam marrë pjesë në disa ngjarje kulturore e një prej tyre është edhe festivali i mirënjohur Chopin Piano Fest. Kam punuar edhe si producente e muzikës dhe di të punoj me programe siç është Cubase. Jam muzikante aktive dhe kam marrë pjesë në disa ngjarje dhe konferenca dhe kam marrë certifikatë për pjesëmarrje në konferencën EAS për mësimdhënie të muzikës në Jeglava të Letonisë. "

fiona.sopi@finnish.school

Flutura Munishi

Mësuese Asistente

"Jam Flutura Munishi nga Vushtrria. Pas përfundimit të studimeve Bachelor në Universitetin e Prishtinës, kam pasur mundësinë të punoja në disa shkolla fillore. Vullnetarizmi është një prej gjërave më bujare që mund të bëjë një njeri, prandaj ndonjëherë mundohem t’i ndihmoj fëmijët me aftësi të kufizuara. Në Shkollën Finlandeze, momentalisht jam mësuese asistente për klasat 0-2 dhe mësuese e gjuhës shqipe për klasat 0-1. Gjithashtu i ndihmoj fëmijët në zhvillimin e shkathtësive akademike sjelljes. "

flutura.munishi@finnish.school

Eranda Gashi

Mësuese Asistente

"Unë jam Eranda Gashi. Kam të kryera studimet Bachelor në Matematikë dhe Shkenca Natyrore në Universitetin e Prishtinës. Në të kaluarën, kam punuar në dy banka komerciale në Prishtinë. Ndihem shumë me fat që punoj si mësuese asistente në njërën nga shkollat më të mira në vendin tonë, siç është Shkolla Finlandeze në Kosovë. E shijoj çdo moment të mësimdhënies dhe e kam kuptuar se nxënësit na mësojnë neve po aq sa i mësojmë ne ata. I dua udhëtimet, leximin dhe bashkëpunimin me njerëz të nacionaliteteve dhe kulturave të ndryshme. ".

eranda.gashi@finnish.school

Arzihe Zejnullahu

Mësuese në Kopsht

"Unë quhem Arzihe Zejnullahu dhe jam nga Prishtina. Kam diplomën Bachelor në Edukimin Parashkollor dhe aktualisht jam duke kryer studimet Master për Lidership në Edukim. Punoj si mësuese në kopsht dhe synimi im kryesor është të jem një person që kujdeset për fëmijët dhe të cilit ata i besojnë."

arzihe.zejnullahu@finnish.school

Albina Idrizaj

Mësuese Asistente

"Unë jam Albina Idrizaj dhe jam nga Deçani. Jam e diplomuar në Fakultetin e Edukimit, në programin për shkollimin fillor e po ashtu jam duke kryer studimet Master për Edukim Gjithëpërfshirës. Në Shkollën Finlandeze punoj si mësuese asistente në kopsht dhe kam për qëllim që të kujdesem për fëmijët si dhe të krijoj një ambient të dashur për ta. Lumturia e fëmijëve është synimi im kryesor. "

albina.idrizaj@finnish.school

Natyra Abdullahu

Preschool Teacher

"I am Natyra Abdullahu and I am from Presevo. I have lived in the U.S. throughout my childhood and have studied in Kosovo. I have a Bachelor's degree in Speech pathology and am currently the Preschool Teacher in the Finnish School. I have the benefit to educate young children and create an amazing classroom atmosphere that allows them to explore a variety of their skills. Through it all, the most important part is that our teaching is based on the wonderful Finnish system."

natyra.abdullahu@finnish.school

Të Veçantat e Kampusit

Kampusi përmban një ndertesë prej 3,500 m2 dhe hapësirë të jashtme prej 7,800 m2. Cdo kat i kampusit tonë është i dizajnuar ku mund të relaksohemi dhe të shoqërohemi me njerëz. Shkolla Finlandeze në Kosovë ka paraparë dhe dizajnuar cdo detaj në mënyrë që të ofrojë një ambient mësimi sa më të mirë.

Dhoma e Psikoogjisë dhe Vlerësimit është një nga hapësirat më të rëndësishme të kampusit. Në këtë dhomë fëmijët intervistohen dhe prindërit kuptojnë më mirë aftësitë e tyre dhe krijojnë kurrikula të vecanta për cdo fëmijë.

Laboratori i Programimeve Kompjuterike është vendi ku nxënësit mësojnë programimin bazik dhe të avancuar përmes kompjuterëve Kato. Kur nxënësit arrijnë një nivel të avancuar në aftesitë për programim, ata do të fillojnë të punojnë me kompjuterë me performancë të lartë.

Laboratori I Robtikës shërben si ambient i lojërave me robotët, ku nxënësit mësojnë robotikën përmes Makeblock, Sphero2.0, mBot, Cubelets, Wowwee, Roboblock, Raspberry Pi, Arduino, and 3D Printerët.

Studio Sibelius është studio muzikore, e cila është e pajisur me instrumente të ndryshme dhe interesante të muzikës, ku cdo nxënës mëson se si të luaj të paktën në një nga instrumentet të zgjedhur nga vet ata.

Punishtja Alto është një hapësirë e dizajnuar për punëdore, ku nxënësit mësojnë punojnë gjëra të ndryshme.

Laboratori Virtanen është laboratori i shkencës, ku nxënësit kryejnë eksperimente të fizikës, kimisë, dhe biologjisë.

Dhoma Schjerfbeck është vendi ku mbahen aktivitetet akademike. Ky laborator është i dizajnuar që të plotësojë nevojat e nxënësve që kanë në zhvillimin e tyre të hershëm.

Teatri Bergbom është një teatër i vogël brenda kampusit ku mbahen dramat. Në këtë hapësirë nxënësit mësojnë aftësitë për prezantim në publik dhe aktrim.

Kuzhina Michelin është dhoma e kuzhinës ku nxënësit mësojnë dhe kënaqen me gatimin dhe përgaditjen e recetave të ndryshme. Përmes kësaj dhome ne duam që tu mësojmë nxënësve jo vetëm gatimin por edhe kulturat e ndryshme nëpër botë.

Palestra Simone është palestra e sporteve në Shkollën Finlandeze, ku mbahen të gjitha aktivitetet fizike.

Hapësira e Qëndrimit është vendi ku nxënësit konsumojnë mëngjesin dhe drekën.

Plato 101-125 janë klasat ku nxënësit kalojnë një pjesë të kohës së tyre, dhe ato janë të pajisura me tavolina, karrige dhe tabela të përbashkëta, dhe biblotekë të vogël.

Mësimi i bazuar në lojëra– Shkolla Finlandeze në Kosovë ka arritur marrëveshje me kompaninë 5MoreMinutes Ltd nga Finlanda, e cila zhvillon një ndër platformat më të rëndësishme në botë për mësim përmes lojërave. Teacher Gaming Desk është platform e lojërave online, e shfrytëzuar nga shkollat më innovative dhe më me renome në botë që ofron lojëra pothuajse për të gjitha lëndët mësimore. Deri më sot produktet dhe shërbimet e TeacherGaming u janë ofruar më shumë se 16,000 shkollave në botë, duke ju shërbyer më shumë se 1000 mësuesve të cilët shfrytëzojnë individualisht këtë platform për nxënësit e tyre. Ajo është renditur si një nga 100 inovacionet botërore që po e ndryshojnë botën nga web-disrupt100. Shkolla Finlandeze tashmë ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me TeacherGaming dhe nxënësit, që të kenë qasje të plotë në shfrytëzimin e lojërave për mësim. TeacherGaming Desk është formë mësimi e bazuar në lojë, dhe është projektuar për të bërë video-lojëra si një mjet mësimor për cdo klasë. Kjo platformë kombinon një portofolio gjithnjë në rritje të lojërave dhe materialeve mësimore të gatshme, si dhe analiza të fuqishme të të mësuarit. Mësuesit mund të zgjedhin lojërat në bazë të nevojave të nxënësve, të mësojnë lëndë të ndryshme, dhe të ndjekin përparimin e nxënësve në aspektin e aftësive të jetës reale. Kjo platformë u ofron poashtu qasje edhe prindërve që të ndjekin progresin e fëmijëve të tyre gjatë gjithë kohës. Fëmijët duan të mësojnë gjëra të reja, janë kureshtar për botën që i rrethon, dhe eksperimentues me atë që mësojnë. Sistemi finlandez i edukimit është I bazuar në këto fakte, dhe në qendër është kurioziteti, mësimi përmes lojërave dhe përdorimi I teknologjisë në të mësuar. Kurrikula jonë është e bazuar në lojëra, që fëmijët ta kenë mësimin më atraktiv dhe në të njejtën kohë ata arrijnë rezultate, të cilat nuk mund të arrihen me metoda klasike. Përdorimi I teknologjisë së sotme mundëson nxënësit të zbulojnë dhe propozojnë ide për reflektim kolektiv, duke I inkurajuar ata të analizojnë dhe eksplorojnë të kaluarën, të tashmen dhe të kaluarën e proceseve që ndodhin në botë dhe kohë reale.

KOONTA është koncepti më inovativ i cili është implementuar në shkollat fillore dhe të mesme duke filluar nga klasa e gjashtë, në gjithë botën. KOONTA është një qytezë e vogël ku nxënësit mësojnë konceptin e qytetarisë, biznesit, qeverisë dhe jetën profesionale. Kjo qytezë e improvizuar stimulon nxënësit që të marrin sa më shumë njohuri për shoqërinë dhe ndërmarrësinë. Ajo përmban në vete rreth 40 industri të improvizuara dhe janë rreth 100 partnerë potencial të cilët përkrahin industrinë e tyre brenda këtij koncepti.

Ushqimi një nga gjërat më të rëndësishme të Shkollës Finlandeze në Kosovë është, që prindi mund të jetë I sigurtë që fëmija ka mundësinë të konsumojë një shujtë të ekulibruar dhe ushqyese. Fëmijët shkojnë në shkollë për të mësuar, dhe pjesë e kësaj është ushqimi I shëndetshëm. Edhe nëse ato që mësojnë rreth ushqimit nuk janë informata të duhura për shkak të ndikimit të industrisë ushqimore, ushqimi i shërbyer në shkollë duhet të japë një shembull të shëndetshëm. Shprehitë e të të ushqyerit përcaktohen herët, dhe ushqimi i shëndetshëm është një aftësi për jetën. Kjo do të thotë kur nxënësit janë në shkollë, duke u siguruar atyre ushqime të pasura dhe të shëndetshme, u mundësojmë atyre të përqendrohen dhe maksimizojmë potencialin e tyre që, të kenë një sistem të shëndetshëm imunitar. Ushqimi i shëndetshëm ofron shëndet, nota, dhe sjellje më të mirë. Në Shkollën Finlandeze shujtat përfshijnë më shumë fruta, perime, limite në kalori, yndryna dhe kripë më pak, ushqime dhe pije më të shëndetshme.