Pse FSK? 

(Lexo historinë e plotë) 

Përderisa shohim ndryshime rrënjësore të nxitura nga Revolucioni I Katërt Indrustrial, vetëm një arsim I përqendruar në attribute dhe jo aftësi do të jetë në gjendje të mbështesë këtë ndryshim. Ne kemi nevojë për shkolla që zhvillojnë empatinë, socializimin, bashkëpunimin, kreativitetin dhe sipërmarrjen. Qëllimi është të mbështesim rritjen, zhvillimin dhe mësimin e balancuar të fëmijëve. Ata mësojnë rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve dhe zhvillojnë aftësitë sociale, udhëheqëse dhe ndërnjerëzore. Frymëzuar nga shembulli I shkëlqyeshëm I sistemit të edukimit finlandez, me mësuesit më të mire në botë, metodat më inovative të të mësuarit dhe teknologjinë unike arsimore, ne ju prezantojmë: Shkollën Finlandeze në Kosovë. Sot, tregu I punës kërkon gjithnjë e më shumë kuriozitet, zgjidhjen e problemeve, dhe kreativitetin. Pra, fëmijët duhet të zhvillojnë këto aftësi për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës kur arrijnë moshën madhore. Ata duhet të mësojnë se si të mendojnë në mënyrë kritike dhe të jenë kreativ.

Në Shkollën Finlandeze të Kosovës, ne e rrisim pjesëmarrjen e nxënësve dhe rrisim kuptimin e të të mësuarit dhe i mundësojmë cdo fëmije të jetë i suksesshëm. Tek ne nuk ka garë por më shumë bashkëpunim. Natyra e një fëmije është të mësojë gjëra të reja dhe të jetë kurioz për ambientin rrethues. Kurrikula në Shkollën Finlandeze në Kosovë është e ndërtuar mbi këtë, duke i vendosur nevojat e fëmijëve në qendër te planifikimit të arsimit. Ne ofrojmë klasa dhe ambiente mësimore frymëzuese me – arkitekturë,dizajn dhe teknologji. Ne besojmë se kjo con në eficiencë dhe produktivitet, ku studentët kanë pavarësi, një rol aktiv ne cka dhe se si mësojnë, dhe mbajnë një celës për zhbllokimin e potancialit të tyre.

Pra, qasja jonë mund të karakterizohet nga një angazhim për të vendosur mirëqenien e fëmijëve në qendër, me mësuesit që kontribuojnë në një marrëdhënie mbështetëse dhe të ngushtë me nxënësit e tyre.

Shkolla Finlandeze e Kosovës është një ekosistem që rrit cdo fëmijë si një person të zgjuar, të shëndetshëm, kreativ dhe të lumtur.   

Qasja jonë 

Në shkollën tone ne përdorim:

Teknologjinë dhe lojërat për mësim të personalizuar për cdo student;

Mësimin në ambientet e jashtme, sportet dhe një ambient unik të dizajnuar për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve tanë;

Arte dhe artizanale të integruara për të zhvilluar kreativitetin dhe punën ekipore;

Të gatuarit, progamimin dhe robotikën për të zhvilluar aftësitë për shkencë, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën.

Qëllimi ynë është të zhvillojmë individë të zgjuar, të shëndetshëm, socialë dhe krijues për revolucionin e 4-të industrial.

10 Arsyet pse Shkolla Finlandeze e Kosovës është vendi i duhur për fëmijën tuaj!

#Njerëzit në vend të parë: qasja jonë është të ndihmojmë studentët tanë të zhvillohen në individë të zgjuar, krijues, të shëndetshëm dhe të lumtur;

#Kurrikula Finlandeze: një program mësimor i bazuar në sistemin finlandez të arsimit i cili përqendrohet në krijimtarinë, zgjidhjen e problemeve, mësimin eksperimental dhe mësimin e bazuar në lojë.

#Mësuesit Finlandez: Ne kemi raportin më të lartë të stafit ndërkombëtar për studentë në Kosovë. Të gjithë mësuesit tanë finlandezë, ndërkombëtarë dhe lokalë janë të kualifikuar në fushën e tyre dhe të gjithë kanë diplomë MA në arsim.

#Mësimi i personalizuar: Kjo metodë e mësimdhënies lejon që mësimi të individualizohet në bazë të pikave të forta, prirjeve dhe temperamenteve të secilit student, ndërsa ata vazhdojnë të punojnë në bashkëpunim në një kontekst shoqëror.

#Të mësuarit eksperimental: Ne kemi krijuar një qytet të improvizuar dhe një kurrikul të nivelit më të lartë, i cili stimulon studentët tanë të mësojnë për shoqërinë dhe ekonominë, ndërsa zhvillojnë udhëheqje, sipërmarrje dhe aftësi të mira qytetarie. Në KOONTA, studentët mund të bëhen gjithçka që dëshirojnë: sipërmarrës, bankier, president, etj.

#Mësimi i bazuar në fenomene: në shkollën tonë, nuk ka ndonjë dallim të rreptë midis lëndëve ose notave. Studentët tanë zhvillojnë projekte që përfshijnë disa lëndë në të njëjtën kohë.

#Mësimi i bazuar në lojëra: si asnjë vend tjetër, shkolla jonë përdor lojëra dhe video lojëra për të stimuluar mësimin e studentëve dhe për të arritur rezultatet e të nxënit. Studentët argëtohen përderisa mësojnë.

# Teknologjia: është gurthemeli i modelit tonë arsimor. Cdo student ka një iPad arsimor dhe fillon programimin dhe robotikën nga mosha 6 vjeç.

#Ambienti mësimor: ne hartojmë mjedisin tonë të të mësuarit për të mbështetur pedagogjinë dhe qasjen finlandeze.

# Shkathtësitë e shekullit 21: ne përgatisim fëmijët tanë që të zotërojnë të ardhmen dhe të menaxhojnë robotët duke u përqëndruar në kreativitet, punë në ekip, aftësi të të menduarit, të mësuar se si të mësojnë dhe ndërmarrësi.   

Vizitat dhe Ngjarjet  

Shkolla Finlandeze e Kosovës mirëpret familjet e ardhshme për të parë mrekullinë e FSK-së! Zyrja jonë e pranimeve është e hapur për vizitorët nga ora 7:30-17:00, e hënë-shtunë (pervec pushimeve publike). Përjetoni eksperiencën e mjedisit të krijuar nga administrate jonë, mësuesve të përkushtuar dhe prindërit e përfshirë. Për të vizituar kampusin tonë, ju lutem kontaktoni (xxxxx). Vizitorët janë të mirëpritur gjatë gjithë vitit.

Ngjarjet

Prindërit e studentëve të ardhshëm janë të ftuar të mësojnë më shumë rreth Shkollës Finlandeze të Kosovës në Pasditën e Hapur. Prindërit do të dëgjojnë nga drejtori i shkollës për misionin dhe filozofinë e FSK-së, dhe do të mësojnë më shumë specifika për secilën nga programet tona: Kopshtin e fëmijëve / parashkollor, shkollën fillore, shkollën e mesme të ulët dhe shkollën e mesme të lartë.

1. Ne ju mirëpresim ngrohtësisht juve prindër dhe palë të tjera të interesuara, të keni një pasqyrim të çdo dite të Shkollës Finlandeze të Kosovës!

Gjatë kësaj pasdite të hapur, mund të:

– njiheni me ditën e rregullt të shkollës së shkollës finlandeze dhe shihni se si funksionon kurrikula finlandeze;

– blini një tortë të bukur të përgaditur nga studentët tanë dhe në këtë mënyrë mbështetni projektin e tyre të kopshtarisë;

– shikoni se çfarë lloj projekte të mahnitshme kanë bërë studentët tanë gjatë afatit të pranverës

– etj.

Apliko duke plotësuar formularin: https://bit.ly/2Ie6Gbx

2. A jeni të interesuar të shijoni një ditë aktivitetesh dhe të shihni qasje të ndryshme për të mësuar?

Bashkohuni me ne për një ditë argëtimi të arsimit finlandez në Shkollën finlandeze në 26 janar 2019.

Fëmijët tuaj do të mësojnë # KuzhinëScience, #Robotics, #Arts dhe # Mjeshtëri duke përdorur pedagogji dhe aktivitete argëtuese finlandeze.

Për tu regjistruar, ju lutemi dërgoni një email në :

Kosovo@finnish.school ose telefononi në 045 235 650.     

Pyetjet më të shpeshta  

1. Pse duhet të zgjedhni FSK?

– Shkolla Finlandeze është rrjeti i shkollave internacionale më inovative, e cila përmban sistemin Finlandez të edukimit dhe mësuesit më të mirë në botë, dhe me teknlogjinë më unike.  

2. Cila është gjuha që përdoret në FSK?

– Mësimet realizohen në Gjuhën Angleze, por kemi edhe orë të Gjuhës Shqipe, Gjermane, Finlandeze dhe Franceze.   

3. Cila është kurrikula që nxënësit ndjekin?

– Internacionale dhe Finlandeze. Kurrikulumi finlandez bazohet në atë që fëmijët konsiderohen si aktorë aktiv. Ata mësojnë të vendosin qëllime dhe të zgjidhin probleme në mënyrë të pavarur dhe bashkë me të tjerët. Nxënësit në shkollën tonë mësojnë bashkë por edhe vetëm. Kështu krijojnë ndjenjën e të eksploruarit dhe eksperimentuarit.  

4. Cka përfshihet në pagesën e shkollës?

– Vetëm pagesa e shkollës. Ushqimi, transporti, uniforma dhe pajisjet teknologjike kanë pagesë shtesë.  

5. Si vlerësohën nxënësit dhe a notohen ata?

– Qëllimi i vlerësimit është të inkurajohet mësimi. Në shkollën tonë, cdo student merr dy raporte progresi gjatë vitit, ku njëra është në formë të diskutimit për vlerësimin. Në fund të vitit shkollor, nxënësi merr raportin përfundimtar.  

6. Cfarë llojë aktivitetesh ka në FSK?

  • KOONTA 
  • Kodim dhe Robotikë  
  • Klubi për punëdore 
  • Klubi për ecje 
  • Klubi i vallëzimit 
  • Klubi i përgaditjes të filmave të shkurtë 
  • Klubi për mësimin e gjuhëve 
  • Klubi i relaksit 
  • Klubi për vizatim  

7. Cka përmban menuja e ushqimit në shkollë?

– Shkolla Finlandeze ofron vetëm ushqim të shëndetshëm.  

8. A realizohen vizita studimore jashtë vendit?

– Po, Shkolla Finlandeze ofron mundësi të ndryshme për vizita studimore. Këtë vit nxënësit e shkollës qëndruan në Finlandë për disa ditë. 

9. Sa zgjat një ditë shkolle?

– Mësimi fillon në ora 8.30 dhe përfundon në orën 15.30 

10. A janë mësuesit finlandez?

– Shumica e mësuesve në shkollën tonë janë Finlandez.