Jeta dhe Aktivitetet

Jeta dhe Aktivitetet 

(Aktivitetet bashkë-shkollore, Klubet & Aktivitetet jashtëshkollore) 

Jemi krenarë që kemi një kampus frymëzues dhe kaq të mirë. Ai u zhvillua duke përdorur parimet e dizajnimit dhe mjedisit mësimor finlandez. Eshtë një vend ku mund të studiojmë, mësojmë, krijojmë, punojmë dhë jetojmë. Prirja për të përdorur lojëra në edukim po bëhet cdo ditë e më e famshme. Të mësosh duke bërë është arsyeja kryesore. Lojërat janë një valë e re e mjeteve të edukimit që motivojnë, sfidojnë, dhe shpërblejnë nxënësin në atë mënyrë që nuk është e mundshme në edukimin tradicional. Kjo na bën neve të zgjuar, kreativ, të shëndetshëm, dhe të lumtur. Shkolla Finlandeze po bën pikërisht këtë, duke përdorur lojëra të ndryshme, të cilat janë mjete efektive për të zhvilluar aftësitë e fëmijës. Fëmijët zhvillojnë mënyra kreative për të zgjidhur problemet duke përdorur forma të ndryshme. Përfitimet e të luajturit shkojnë përtej mësimit të koncepteve kryesore, dhe u mëson vlerën e marrjes së rradhëve dhe ndarjes. Në sistemin e edukimit finlandez kemi një qasje praktikë për të mësuar! Kjo përfshin dizajnimin dhe punimin e artit dhe gjëra të përdorshme. Duke praktikuar këto aftësi, fëmijët do të zhvillojnë aftësitë për zgjidhjen e problemeve, planifikim, se si të përdorin sic duhet pajisjet, pavarësinë, durimin, besimin dhe krenarinë. Bërthama e kurrikulës finlandeze është e bazuar në konceptin e të të mësuarit që I sheh nxënësit si aktorë aktiv. Ata mësojnë të vendosin qëllime dhe të zgjidhin problemet si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe së bashku me të tjerët. Nxënësit në shkollën tonë mësojnë së bashku, por edhe mësojnë nga njëri tjetri. Kështu krijojmë një mjedis për të eksploruar dhe eksperimentuar. 

Aktivitete bashkë-kurrikulare 

Mësimi i bazuar në lojë luan një rol të rëndësishëm në mësimdhënie duke i bërë studentët të bashkëpunojnë, komunikojnë, bashkëveprojnë dhe punojnë në ekipe. Kjo lejon nxënësit të zbulojnë metoda të reja të punës për të arritur qëllimet dhe objektivat në mënyrë interaktive.

Robotics Lab është një shesh lojrash robotike ku mësojmë robotikën përmes bashkëveprimit me Makeblock, Lego Robots, BeeBots, mBot, Raspberry Pi, Arduino dhe 3D Printer. Ne e duam lojën me robotët! Fëmijët pëlqejnë të luajnë me robotë, ata mësojnë programim në të njëjtën kohë dhe marrin njohuri për kodifikimin bazuar në interesat dhe projektet e tyre. Psikologët besojnë se fëmijët 4-5 vjeç janë më të prirur për të mësuar komandat kompjuterike sesa të shqiptojnë fjalë të thjeshta. Kjo është arsyeja pse në Shkollën Finlandeze studentët fillojnë të mësojnë kodim dhe programim që në moshë të hershme.

Projekti i kopshtarisë i quajtur “Rethink” i cili zyrtarisht fillon në 16 Mars, do të përdor kopshtin e shkollës si klasë, do të lidh nxënësit me natyrën, burimin e vërtetë të ushqimit të tyre dhe kjo do t’u mësojë atyre gjithashtu konceptet e vlefshme të kopshtarisë dhe bujqësisë dhe aftësitë që integrohen me disa lëndë sic janë matematika, shkenca dhe disa qëllime edukimi, përfshirë përgjegjësinë personale. Kopshtaria duket të jetë një aktivitet fizik i shëndetshëm, stimulues dhe studentët do të shijojnë me të vërtetë çdo pjesë të Projektit “Rethink”.

Arte, zanate, muzikë dhe sport

Ne bëjmë shumë art dhe vepra artizanale në shkollën tonë! Ne gjithashtu mësojmë të qepim, thurim dhe bëjmë shumë gjëra nga druri dhe materialet e tjera. Ne kemi bërë shumë vepra arti për të dekoruar shkollën tonë në sezona dhe festime të ndryshme. Kemi bërë edhe shfaqje teatrale të shkurtra për shfaqjen tonë të fundvitit. Ne gjithashtu bëjmë muzikë dhe mësojmë të luajmë në disa instrumente.

Qepja është një aftësi e rëndësishme që duhet t’u mësohet të gjithëve, pasi zhvillon vetëbesim përmes ndërtimit të aftësive. Qepja dhe punimet artizanale janë pjesë e kurrikulës sonë jo vetëm për të rritur aftësitë motorike të studentëve tanë, por edhe për të përmirësuar vetëbesimin e tyre. Qepja ndihmon një për të përmirësuar përqendrimin dhe koncentrimin, dhe gjithashtu mëson rëndësinë e durimit dhe vetë-kontrollit. Një arsye tjetër që duhet të fillojmë të mësojmë se si të qepim është ndjenja e arritjes që vjen nga krijimi i diçkaje të punuar me dorë. Ne sapo kemi filluar të krijojmë çantat tona për iPad, dhe mund të themi se jemi ekspertë për këtë.

Muzika stimulon mendjen tonë. Ka shumë gjëra në muzikë, të cilat njeriu I dëgjon dhe të tërheqin vëmendjen. Dikush mund të jetë i ndërgjegjshëm për meloditë ose temat, harmoninë, ritmet lëvizëse ose të relaksuara, ngjyrën e tingujve, veprimtarinë e një pjese, mënyrën se si prodhohen tingujt ose si lidhen të gjitha me njëra-tjetrën. Në shkollën tonë kemi instrumente të ndryshme muzikore, të cilat i përdorim gjithmonë gjatë interpretimit. Një studim i ri sugjeron që të dëgjosh muzikë të gëzuar promovon më shumë mendime të ndryshme dhe punë ekipore – dy elemente kryesore të kreativitetit. Ky studim paraqet muzikën si burim kreativiteti pasi që, muzika përmirëson të mësuarit dhe të mbajturit mend.

Sporti

Pjesëmarrja në aktivitete fizike në shkollë ndikon pozitivisht në personalitetin, karakterin dhe vetëvlerësimin e një studenti. Për më tepër, procesi i krijimit të ekipit rrit aftësitë e komunikimit dhe aftësitë e nevojshme për t’u shoqëruar dhe bashkëpunuar me studentë me prejardhje dhe personalitete të ndryshme etnike.

Mësimet e kuzhinës në shkollën finlandeze – kjo është mënyra se si ne mësojmë shkencën. Po, shkencën! Përzierja e pluhurit për pjekje ose sodë buke brenda një recete është SHKENCA. Shtimi i kosit, i limonit në një sasi në gluten është përsëri, shkencë. Ka shumë shkencë në gatim, dhe ne po fillojmë!   

Klubet dhe Shoqatat  

Në FSK kemi shumë klube!

Klubi i ecjes duke eksploruar natyrën e mrekullueshme! Ecja është lloji i aktivitetit në nëtyrë që përfshin shumë aspekte të kurrikulës sonë. Para së gjithash, studentët kanë mësuar se çfarë përfitimesh ka ecja për shëndetin e tyre fizik dhe çfarë lloj ushqimi dhe hidratimi është i nevojshëm për të qëndruar në gjendje të mirë gjatë sfidës fizike. Ky ushtrim i inkurajon ata të qëndrojnë aktiv fizikisht dhe ka efekte të dukshme pozitive edhe në shëndetin e tyre mendor, duke ndërtuar vetëvlerësimin e tyre. Së dyti, nuk mund të ketë një mënyrë më të mirë për të njohur bimët, kafshët, insektet dhe mrekullitë e tjera të natyrës sesa t’i shihni ato në jetën reale! Duke vëzhguar dhe bërë pyetje, studentët në të vërtetë marrin disa mësime për mrekullitë e natyrës gjatë rritjes. Për më tepër, shëtitja inkurajon studentët tanë të veprojnë për një të ardhme të qëndrueshme.

Klubi i Inovacionit & Sipërmarrjes – KOONTA i gjithë qyteti në shkollën tonë – është një qytet I improvizuar përmes të cilit ne mësojmë konceptet e qytetarisë, biznesit, qeverisjes, udhëheqjes dhe jetës profesionale përmes lojës me role dhe mësimit eksperimental. I gjithë qyteti është i lidhur me një softuer ku zgjidhim sfida dhe transaksione të plota. Koonta simulon ngjarje të jetës reale brenda një qyteti, si profesionale ashtu edhe sociale. Këtu caktohen role dhe na kërkohet të përfundojmë disa detyra të tilla si regjistrimi i biznesit tonë, pagesa e pagave dhe taksave, nënshkrimi i kontratave dhe shumë më tepër. Ne angazhohemi në vizatimin, zgjidhjen e problemeve dhe detyrat krijuese – hartimin e logove të kompanisë sonë, kodimin, gjenerimin e emrave të biznesit.

Klubi i Relaksit është vendi ku studentët takohen me njëri-tjetrin, shoqërohen dhe mësojnë së bashku.

Klubi i lojërave me top– nxënës që luajnë basketboll, volejboll dhe futboll.

Klubi i vallëzimit– ku studentët argëtohen dhe përmirësojnë aftësitë e vallëzimit.

Klubet e Gjuhëve ku studentët mund të shikojnë filma, luajnë ose dëgjojnë histori në një gjuhë të huaj. Në Shkollën Finlandeze ne duam të mbledhim poliglotë me kultura të ndryshme duke ofruar 5 gjuhë të ndryshme për të studiuar!

Klubi i Krijimit të Filmit të Shkurtër, ku studentët mund të luajnë role të ndryshme dhe të sillen si aktorë.

Klubi i Vizatimit ku studentët mësojnë të shikojnë me syrin e artistit dhe me të vërtetë shohin se çfarë është para tyre. Duke përdorur linjën për të krijuar forma, dhe teknikat e hijeve për të krijuar kontrast dhe formë, fëmijët janë të ekspozuar ndaj një sërë materialesh.

Klubi artizanal Origami dhe Artizanatit të Letrës – Origami me erë. Origami nuk është i rëndësishëm vetëm në zhvillimin e krijimtarisë, por gjithashtu mëson simetri dhe gjeometri. Ne përdorim aktivitete argëtuese dhe të bazuara në arte, për të mësuar matematikë dhe shkencë komplekse. 

Aktivitetet jashtë-
shkollore
 

Udhëtimet

Udhëtimet jashtë shkollës dhe aktivitetet jashtëshkollore u japin fëmijëve mundësinë e përvojave dhe të mësimeve të reja. Më shumë sesa thjesht argëtim, udhëtimet në shkollë dhe aktivitetet jashtëshkollore ofrojnë shumë përfitime të mëdha për fëmijët. Studentët fitojnë përvojë në mësimet e tyre në mjediset e botës reale. Udhëtimet japin mësime në kontekst dhe janë veçanërisht të dobishme për fëmijët që mësojnë duke bërë. Dhe ato ulin monotoninë dhe mërzinë!

Aktivitetet jashtëshkollore janë një mënyrë e shkëlqyeshme që studentët të bëjnë miq dhe të zbulojnë interesa dhe hobi të reja. Ata janë idealë për fëmijë që nuk janë të interesuar në sportet e ekipit shkollor, ose që mund të mënjanohen nga aktivitete të caktuara fizike. Përfshirja në aktivitete të tilla do të ndihmojë fëmijën tuaj të hulumtojë identitetin dhe interesat e tij / saj dhe të krijojë lidhje me bashkëmoshatarët që ndajnë pasione të ngjashme.

Job shadowing

Shkolla Finlandeze ishte shkolla e parë në Kosovë që prezantoi Job-shadowing në shkollën e mesme të ulët si pjesë e programit tonë të MyCareer. Përmes Job-shadowing, ne duam t’u japim studentëve tanë një mundësi për të marrë njohuritë më të fundit praktike nga fusha e tyre e interesit dhe gjithashtu të shohin se çfarë lloj aftësish kanë dhe duhet të zhvillojnë, që të jenë të suksesshëm në profesion. Ata po mësojnë jashtë ambienteve të shkollës duke bërë kwtw gjw. Kjo është një metodë e këshillimit në karrierë dhe është një nga gjërat më të mira që kurrikula finlandeze u ofron studentëve të shkollës së mesme. Në këtë fazë të jetës, ata duhet të marrin vendime që ndikojnë në të ardhmen e tyre në profesion, nga e cila ata kanë pak përvojë. Job-shadowing u jep atyre mundësinë për të parë nëse një karrierë që i intereson ata do të ishte e mirë për ta. Gjatë javës, ata gjithashtu do të testojnë nëse kanë aftësitë e nevojshme në punë, të mësojnë aftësi të reja, dhe cfarë lloj aftësish ju duhen për ta bërë atë profesionin e tyre. Puna për një javë u mëson atyre përgjegjësitë dhe pjesëmarrjen. Ata do të kenë shansin për t’i treguar punëdhënësit që edhe një punonjës i ri mund të jetë një efektiv dhe i dobishëm. Ata marrin përvojë të mirë dhe kontakte të mundshme për t’i ndihmuar ata të gjejnë punë në të ardhmen. Studentët kanë zgjedhur vendet e tyre të punës sipas interesave të tyre dhe kanë kontaktuar vetë kompanitë. Ata kanë zgjedhur butikët, restorantet, agjensitë dhe llojet e tjera të kompanive dhe vendeve të punës. Kjo i mëson ata të jenë aktivë dhe si të përdorin kontaktet e tyre kur kërkojnë punë.