Edukimi

Kopshti/Parafillor

Cila është pjesa më e preferuar e ditës për fëmijën tuaj? Pa dyshim, loja.

Mësuesit në Shkollën Finlandeze të Kosovës sigurojnë që çdo mësim të zhvillohet përmes lojërave dhe në një ambienti pozitiv të të nxënit. Në këtë fazë, ne besojmë se fëmijët duhet të mësojnë për rrethinën, njerëzit dhe natyrën. Për të arritur këtë qëllim, kurrikula jonë është e organizuar në mënyrë që të ketë në fokus çdo fëmijë, talentin e tyre, dhe mbi të gjitha gradualisht të zhvillojnë imagjinatën e tyre. Ajo që e bën këtë edhe më të veçantë, është që fëmijët mësohen të dëgjojnë dhe të kuptojnë dëshirat e ndryshme dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin duke ndërtuar zakone shoqëruese dhe aftësi shoqërore. Nëse dëshironi që bota e fëmijëve tuaj të jetë plot ngjyra, çojini ato në Kopshtin e Shkollës finlandeze të Kosovës. Ajo që e bën këtë edhe më të veçantë, është që fëmijët mësohen të dëgjojnë dhe të kuptojnë dëshirat e ndryshme dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin duke ndërtuar zakone dhe aftësi shoqërore. Nëse dëshironi që bota e fëmijëve tuaj të jetë plot ngjyra, sillini ata në Kopshtin e Shkollës Finlandeze.

Qëllim i veçantë i edukimit parashkollor është që në bashkëpunim me kujdestarët të promovojë kushtet e zhvillimit dhe të mësuarit për fëmijët. Të forcojë aftësitë e tyre për tu shoqëruar si dhe të nxisë vetëvlerësimin e shëndoshë përmes lojës dhe përvojave pozitive të të nxënit. Edukimi parashkollor përdor pedagogjinë e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe merr parasysh interesat dhe dëshirat e fëmijëve në organizimin e mësimdhënies. Shfaqja në format e saj të ndryshme është shumë e pranishme në aktivitetet parashkollore. Kujdestarët janë partnerë të rëndësishëm në planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e aktiviteteve. Bashkëpunimi në baza multidisiplinare nevojitet për të mbështetur rritjen dhe të mësuarit, si dhe kujdesin ndaj nxënësve.

Cikli parashkollor është i orientuar në mësim përmes objektivave. Objektivat e mësimdhënies përcaktohen sipas planprogramit. Në kurrikulë, nuk janë të caktuara qëllimet e përbashkëta për nivelin e njohurive të të gjithë nxënësve. Mirëpo objektivat individuale për secilin nxënës veç e veç ndikojnë në mësimnxënien dhe rritjen e fëmijëve, kështu që mësuesit marrin parasysh secilën nevojë individuale të nxënësve, dëshirat e tyre dhe objektivat e paracaktuara në bashkëpunim me kujdestarët.

Personeli parashkollor i merr në konsideratë këto nevoja dhe dëshira për hartimin e mësimdhënies dhe zhvillimit të mjediseve mësimore. Një plan i vecantë mësimi është hartuar për nxënësit për të ju siguruar mbështetje, dhe një plan tjetër special i mësimdhënies (STP) është përgatitur për fëmijët me nevoja të veçanta.

Edukimi parashkollor ndihmon dhe mbështet zhvillimin fizik, psikologjik dhe social të çdo fëmije, si dhe zhvillimin e njohurive dhe aftësive të tij / saj. Në të njëjtën kohë, qëllimi është parandalimi i çdo vështirësie që mund të shfaqet përgjatë këtij rrugëtimi.

Roli i fëmijeve forcohet duke vlerësuar ndërveprimin, përvojat e gjithanshme të të nxënit dhe duke inkurajuar përmirësimin e vazhdueshëm. Gjatë edukimit parashkollor, fëmijët mësojnë për mjedisin rrethues, njerëzit dhe natyrën, si dhe diversitetin e tyre. Loja dhe përdorimi i imagjinatës kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin pozitiv të fëmijëve dhe mësimin e njohurive dhe aftësive të reja. Edukimi parashkollor ju ofron fëmijëve mundësi për ndërveprim, forma të ndryshme të shprehjes dhe përvoja të reja. Dëshirat e fëmijëve integrohen në mjedise të ndryshme mësimore. Në këtë mënyrë fëmijët do të kenë mundësinë të shoqërohen dhe të kënaqen me mësimin.   

Shkolla fillore

Fëmijët fillojnë hapat e parë drejt së ardhmes së tyre. Në këtë nivel, cdo fëmijë është në qendër të vëmendjes që, gardualisht të ndërtojë personalitetin e tij në debat dhe reflektim. Shkolla Finlandeze në Kosovë I jep theks të vecante qasjes multidisiplinare të studimeve, duke ndërthurur njohuritë teorike me përvojën praktike. Në shkollën tonë, ne përdorim teknologjinë më inovative për te zhvilluar mendimin kritik, krijimtarinë dhe zgjidhjen komplekse të problemeve që në moshë shumë të re. Në anën tjetër, nën kujdesin e mësusesve më të mirë në bote, ne sigurohemi që misioni ynë të realizohet me sukses- të kemi student të zgjuar, kreativ, të lumtur dhe të shëndetshëm. Për të marr mësimet e nevojshme nuk ka qenë kurr më efikase dhe atraktive për nxënësit. Prandaj, sillni fëmijët tuaj në kampusin tonë, në mënyrë që ata të jenë gati për të ardhmen sfiduese, duke pasur kualifikimet e arsimit numër një në botë.   

Klasa 1-2:

Të bëhesh nxënës
Mësimi në klasën e parë dhe të dytë merr parasysh aftësitë e fituara në arsimin parashkollor. Funksioni kryesor i klasës së parë dhe të dytë, është që nxënësi të krijojë një përceptim pozitiv për veten si nxënës dhe të zhvillojë aftësitë për mësimin dhe punën e mëvonshme. Në fillim të shkollës fillore, është shumë e rëndësishmë vëmendja ndaj progresit të nxënësit, në mënyrë që të sigurohen parakushtet për përparim në shkollim.   

Klasa 3-6:

Të zhvillohesh si nxënës
Detyra kryesore nga klasa e 3-6 është të zhvillojë aftësitë e të mësuarit dhe të identifikojë dhe zhvillojë shprehitë e të mësuarit. Nxënësit inkurajohen të pranojnë vetveten, të dijnë kufinjtë dhe të drejtat, dhe të kujdesen për sigurinë e tyre. Ata poashtu udhëzohen të kuptojnë përgjegjësitë e tyre, shprehjet dhe bashkëveprimin. Ngacmimi dhe diskriminimi janë të ndaluara. Interesi i nxënësve në cështjet etike dhe morale përdoret duke krijuar mundësi për diskutim dhe reflektim, si dhe angazhimin në pjesëmarrje dhe llogaridhënie. Nxënësit përkrahen për të bërë zgjedhjet e tyre që nga fillimi, duke shmangur përzgjedhjet gjinore. Rëndësi e vecantë do ti kushtohet nevojave të nxënësve dhe mbështetjes së tyre. Në klasët e 3-6, përmirësohen aftësitë bazike te mësuara në klasët më të ulëta. Numri i lëndëve rritet. Zbatimi i moduleve multidisciplinore të të mësuarit forcon bashkëpunimin në mes të lëndëve, dhe ofron mundësi për nxënësit që të marrin eksperiencën e vlefshme për moshën e tyre. Funksionet e të mësuarit rrisin funksionimin e punës.  

Shkolla e Mesme e Ulët

Detyra kryesore e klasëve 7-9 është udhëheqja dhe mbështetja gjatë viteve të zhvillimit për të përfunduar shkollën fillore dhe të inkurajohen për vazhdimin e studimeve. Kujdes i vecantë i kushtohet që cdo nxënësi ti ofrohet mundësia dhe kushtet për studimet postdiplomike, dhe të jetë i gatshëm të ofrojë zgjedhje në baza reale dhe informuese. Dallimet individuale të zhvillimit në mes të nxënësve duke përfshirë rritmet e ndryshmë të zhvillimit mes djemve dhe vajzave,fillojnë të shfaqen më qartë dhe ndikojnë në punën e shkollës. Nxënësit udhëzohen të kuptojnë zhvillimin e tyre dhe inkurajohen të pranojnë veten e tyre and të marrin përgjegjësitë për veten, shokët dhe ambientin që i rrethon. Nxënësit mbështeten në komunitetin, i cili nuk pranon asnjë lloj ngacmimi, ngacimi seksual, racizëm ose ndonjë diskriminim tjetër. Marrëdhëniet, takimet individuale, dhe llojshmëria e metodave të punës and mjediseve të të mësuarit, rrisin edhe më shumë motivimin e nxënësve. Praktikat e vlerësimit dhe praktikat e reagimit janë të hartuara dhe të zbatuara në mënyrë që ato të jenë interaktive, dhe inkurajojnë nxënësit të punojnë individualisht dhe së bashku. Misioni I programit është të sigurojë mundësi që adoleshentët të kenë vetëbesim dhe të fitojnë vetë njohuritë, ti përkasin një komuniteti, të jenë të adaptueshëm, të jenë akademikë, të aftë, të sfidohen, dhe të krijojnë një vision për të ardhmen e tyre.   

Shkolla e Mesme e Lartë

Roli i shkollës së mesme të lartë është të fuqizojë arsimin e gjerë. Në shkollën e mesme, edukimi në tërësi përmban vlerat, njohuritë, aftësitë, qëndrimet, dhe iu mundëson individëve të kenë mendim kritik dhe të pavarur për të vepruar me përgjegjësi, simpati, komoditet dhe suksesshëm. Gjatë shkollës së mesme, nxënësi merr diturinë dhe njohuritë përkatësë për njerëzit, kulturat, natyrën dhe shoqërinë. Mësimnxënia në shkollën e mesme, pasuron njohuritë e nxënësit për të kuptuar ndërvarësitë komplekse në jetë dhe në botë, dhe të strukturojë fenomenet e gjera. Gjatë edukimit, nxënësi ndërton identitetin e vet, humanizmin, dhe botëkuptimin. Në të njejtën kohë, nxënësit zhvillojnë lidhjet e tyre me të kaluarën dhe fokusohen në të ardhmen. Shkolla e mesme e lartë udhëheq nxënësin për të pregaditur planet e së ardhmes dhe të të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Shkolla Finlandeze bashkon vlerat dhe njohuritë që duhet mësuar përmes metodave më të avancuara sic jane, laboratorët e programimit, robotikës, kimisë, fizikës dhe biologjisë, me studion muzikore, teatrin, kuzhinën, dhe kabinetin e gjuhëve si dhomë e poliglotëve. Shkolla jonë ka primatin për inovacion për adoleshentët e Kosovës me fushat e sportit, bibliotekën, panairet e librave, qendrat e vlerësimit dhe karrierës, dhe në mënyrë specifike njohjen me ambientin e punës në një kompani finlandeze.